Oficerët e BKH-së, testi fizik skarcon kandidatët, kalojnë vetëm 103

103 kandidatë kanë arritur të kalojnë testin e aftësive fizike në garën për oficerë të policisë gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit nga 424 që ju futën këtij testimi.

Në 23 tetor u mbyll faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve, të cilët do të kalojnë në filtrat e tjerë, që janë testi i inteligjencës dhe poligrafi.

Në fazën e parë, kandidatët u vlerësuan në bazë të dokumentacionit të paraqitur, ndërsa në fazën e dytë kandidatët do ti nënshtrohen testimit me shkrim ku arritën të skualifikoheshin 424 persona.

Por për të zgjedhur 60 emrat më të mirë që do të jenë pjesë e FBI-së shqiptare, kandidatët do të kalojnë dhe në faza të tjera vlerësimi.

Pas testimit për shkrimin e eseve ditën e hënë, kandidatët do të vlerësohen për pasurinë.

Ata do ti nënshtrohen një vettingu ku do të deklarojnë çdo pasuri që kanë ata dhe të afërmit e tyre.

Pas kësaj, kandidatët do të përzgjidhen dhe do ti nënshtrohen testimit të poligrafit ose makina e të vërtetës.

Në përfundim për BKH do të përzgjidhen 60 oficerë, të cilët do të dërgohen në Amerikë për trajnim.

Në lidhje me garën për përzgjedhjen e kandidatëve ka reaguar edhe Ambasada amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ka përshëndetur kandidatët që kanë kaluar në raundin tjetër të procesit të përzgjedhjes.