"Vër maskën ti!" Rama sapo zbret makina këshillon qytetarin

Në mbërritjen e tij në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, kryeministri Rama ka këshilluar një person që të vendosë maskën.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një personeli i sigurisë së kryeministrit apo për një qytetar të thjeshtë.

Rama sapo ka dalë nga makina me maskë i ka thënë: "Vër maskën ti!"

Ndërkohë, më herët, para se kryeministri të vinte, ndodhi një incident para fillimit të këtij aktiviteti.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është futur me forcë në furgonin e policisë si i shoqëruar.

Mësohet se ai është futur në furgon me argumentin se nuk ka ftesë për këtë aktivitet ku do jetë dhe kryeministri Rama.

Ndërkohë janë ndaluar edhe gazetarët që po ndjekin aktivitetin që të futen.

Po ashtu, policia u përplas edhe me qytetarë të tjerë për të mos i lejuar të afrohen në aktivitet.

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/perurimi-i-shtepise-se-gjergj-fishtes-shoqerohet-me-force-ish-deputeti-eduart-ndocaj/