U bë me korsi biçikletash, në 12 orë gjobiten 120 automjete për qëndrim në "Myslim Shyri"
Pasi u bë me korsi biçikletash, policia rrugore e kryeqytetit, përgjatë 12 orëve, ka ndëshkuar 120 automjete të parkuara në rrugën "Myslym Shyri".
"Duke qenë se rruga “Myslym Shyri” njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës kryejnë nga njëra korsi në tjetrën.
Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes, për shkak edhe të kantiereve të ndërtimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, shqetësimet dhe problematikat që adresohen herë pas here nga qytetarët, në lidhje me parkimet e gabuara, kryesisht ato në rresht të dytë, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani veprimi, mbi monitorimin dhe kontrollin e akseve rrugore të evidentuara si me problematiket në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në rrugë, me qëllim disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve mbi rrezikun dhe problematikën që ata shkaktojnë, me sjelljen e tyre në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë." - njofton policia.
Ndërkohë, ashtu sikurse di sa akse të tjera kryesore në vend, edhe rruga "Myslym Shyri" është bëre me korsi biçikletash, duke hequr nga aty gjithë vendet e parkimeve që ishin në njërën anë të rrugë.
Në një situatë të tillë qytetarët dhe bizneset e kanë shumë të vështirë për të parkuar apo ndaluar në këtë aks tashmë.