Fotoja për Lotarinë Amerikane/ Njoftim i rëndësishëm i ambasadës në Tiranë

Teksa aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur tashmë, ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, u tregon shqiptarëve një detaj të rëndësishëm.

Sipas ambsadës, është e rëndësishme që foto që do të përdoret për aplikim të jetë e 6 muajve të fundit jo më parë.

"Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit.", shkruan ambasada në postimin e saj në Facebook.

Lexoni udhëzimet e plota këtu

Aplikimi për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare).

Si çdo vit, detajet mbi procedurat e aplikimit janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas rregullave, aplikimi lejohet vetëm një herë për çdo vit për secilin person dhe nëse kryen më shumë se një aplikim, atëherë s’kualifikohesh.

/a.r, OraNews