Pranga maniakut shqiptar, po masturbohej në park në sy të një nënë dhe djalit të saj të mitur
Një 40 vjeçar shqiptar raportohet se është arrestuar nga policia greke të premte për sjellje të pahijshme në ambjente publike.
Ishte pasdite kur policia u sinjalizua se në një park në Athinë, maniaku 40-vjeçar po masturbohej ndërsa kishte përballë një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të mitur në një distancë më pak se tre metra.
Siç raportojnë mediat greke, autori pasi pa nënën me fëmijën e mitur të ulur në park, u afrua rreth tre metra, hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej dukshëm para tyre.
Gruaja e pafuqishme, e frikësuar, filloi të bërtiste dhe të thërriste për ndihmë, duke e mbajtur fort fëmijën dhe duke i mbyllur sytë.
Nëna, e cila së bashku me djalin e saj të vogël, po priste që vajza e saj të kthehej nga një aktivitet në shkollë, nuk u mendua dy herë dhe vrapo drejt autorit të krimit për të mbrojtur djalin e saj të mitur.
Kaq mjaftoi që ai largohet me vrap drejt rrugës Lakonos , rreth dyqind metra nga vendi ku po masturbonte, por u ndalua nga qytetarët kur e panë që gruaja po e ndiqte.
Më pas thirrën policinë që bëri dhe arrestimin e tij me me akuzën për cenimin e dinjitetit të tij seksual.
Gjatë kontrollit të policisë, atij iu gjet një tabletë, e cila u konfiskua dhe u dërgua në laborator për analiza.