A kanë kurrë-farë raporti me ndërgjegjen e tyre këta?!
Si mund të gënjejnë kështu njerëz që e quajnë veten elitë dhe ushqejnë këtë genjeshtër duke manipuluar ndërkombëtarët për “Pashallarët e kuq" si vepër kundër regjimit komunist?!! I Kështu Kadarete kanë manipuluar dhe përpunuar të gjithë veprën në shërbim të regjimit komunist këto 30 vjet, tashmē për t’ja shitur Perëndimit me kapak blu.
Tragjedia nuk është Kadare, por mitizimi dhe pompimi I këtij fallsifikimi dhe gënjeshtre duke e pranuar si të vërtetë dhe të moralshme
Kjo ndodh sepse është kultura shqiptare si zotrim manipulim-genjeshtrash në të gjithë hierarkinë politike, kulturore, mediatike .
Kjo vjen si pasojë e keqshkollimit gjatë regjimit komunist, edukimit kulturor me veprat në shërbim të regjimit komunist, letërsia, filmi, mēsimi historik nga historianet në shërbim të historise komuniste dhe të vetme , dhe formimi I njeriut dyfishtë që I është bërë menyrë jetese.
E gjithë kjo armatë e sipërpërmendur kontrollon dhe ka edukuar me të njëjtën mënyre brezin e pas 90-es që reflektohet si në politike, arsim, kulture, letersi media e kudo. Kadare është maja e kësaj piramide ku mbahet e gjithë armata e manipulatorëve dhe fallsifikatorëve.
Këtë bëri Elena sot në një ceremoni ku ishin armata, me dëshminë e fabrikimit e genjeshtrave, jo vetëm si dëshmi gojore, por edhe duke shkruar, si libri “Kohë e pamjuftueshme” që përsëriti përsëri . Koha për të rregulluar gënjeshtrat është gjithmonë e pamjaftueshme.
Por e zeza mbi të bardhe nuk zhbëhet dhe veprat janë aty, si ato të botuara para 90-ës dhe ato të përpunuara këto 30 vjet.
Elena Kadare sot në Panorama
“Dhe ka pasur dy-tri raste të tilla, si me “Pashallarët e kuq” (Poema, ku Kadare paraqet zyrtarët e lartë komunistë me duar të përgjakura gjer në bërryl, që zemëroi Enver Hoxhën në 1975-ën, duke e konsideruar shkrimtarin si armik të Partisë). Asokohe, të gjithë u larguan.”
Mjerim i gjallë për shkrimtar që merren me fallsifikimin dhe manipulimin e veprës në mardhëniet me regjimin diktatorial ashtu si vazhdojnë dhe sot në shërbim të regjimeve politike.
Pashallarët
Midis shkresash, telefonash, letërthithësesh
Ata skenat mbushin gjithnjë
Mjaft me këtë qeshje dashamirëse
Burokratët janë tjetër gjë.
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,
Por të kobshëm
me duar të përgjakura
Gjer në bryle unë ata i shoh.
I shoh atje thellë tek rrëmojnë.
Në themelet e revolucionit pikërisht.
Ç'bëjnë ashtu
pse trupat e dëshmorëve
Kthejneë djathtas, majtas dhe përmbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajnë.
Nga themelet gjakun duan të fshijne shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q'ata lane,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijnë se është lehte pastaj
Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën
E punëtorëve
thelbin e saj.
Ja keshtu, atje në gjunjë të ulur
Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim
Po ç'patën papritur
Pse u ndalën
Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.
Këtu janë varrosur të përmbysurit:
Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha
Ata sulen, trupat kthejnë permbys e nisin
Qe t'i zhveshin me një vrull hata.
Rrobe sundimtarësh të përgjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe nëpër natë
Ikin drejt mengjezit si rrebesh.
4.
Dhe mengjezi erdh,
Te zbetë, të ngrirë,
Nën mantelet me nishane e me kurorë
Ata shkojne në zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer në Komitet Qëndror.
Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije
Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.
Në kortezh të zymtë, nën himne liturgjie
Çojnè tabutin e revolucionit për në varr…
5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzëqeshje, tundje grushti në miting
Thjeshteësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalët "Enver" "parti", "autokritike".
Kështu ishte ditën,
kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s'ish kala e Rozafatit
Qe duronte ditën ngre e ngre e natën prish.
6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe aherë në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Nje pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet sec i pa.
"Ja, ku qenkeni!"
Ata u ngrinë.
-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhëmbjen në cdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ish që t'i dëbonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtoreve.
Peër ta bërë burokratizmin zap.
7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor.
Që të mos i marrin ministritë me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.
Diktaturë e klasës s'është vec në vjersha
Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
Je për socializmin?
Vrapo në rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi këdo
kontroll punëtor.
Bjeri ditë e natë burokratizmit,
Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
Në se s'do që nesër skuadër e pushkatimit
Të të vejë në mur
tek Bulevardi i Madh.
A ka ndonjë njeri me pak fare arsye dhe dinjitet për veten që të thotë këto vargje frymzojnë liri dhe ka disidencë?!!