E braktisur dhe e mbështjellë me batanije leshi, pakistanezi i shpëton jetën foshnjës së porsalindur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 20:35
Një histori e trishtë, por mund të ishte edhe më dramatike.
Foshnja e porsalindur që duket në foto, u braktis në qytetin e Veronas në Itali nga prindërit e tij.
Ai ishte mbështjellë me një batanije leshi, kur u gjet në mes të rrugës nga një pakistanez. Ky i fundit po ikte me biçikletë për në punë.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, teksa shtetasi nga Pakistani lajmëroi menjëherë policinë.
Efektivët e Veronas e morën menjëherë foshnjën, raporton Corriere della Sera, teksa qartëson se fëmija tani është nën vëzhgim në spitalin Borgo Trento në reanimacion pediatrik dhe gëzon shëndet të mirë.