Angli/ Lëvizte me drogë me vete, arrestohet 29 vjeçari shqiptar

Një 29 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi iu gjet lëndë narkotike.

Sipas mediave britanike, i riu është identifikuar si Muhamet Qosja, i cili zotëronte rreth 12 kg drogë që kapte vlerën e 1.2 milion paundëve.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti një revolver dhe 20 fishekë.

Qosja do të paraqitet në Gjykatën e Barkingside ditën e nesërme.