Ursula von der Leyen sërish në vetë-izolim, pozitiv një pjesëtar i stafit të saj

Udhëheqësja e KE-së Ursula von der Leyen ka lënë samitin ditën e sotme dhe është futur në karantinë pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19 një pjesëtar i stafit të saj.

"Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes," shkroi ajo në Twitter.

“Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim."