Rekord rastesh me Covid në Maqedoninë e Veriut, vetëm në Shkup sa në gjithë Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 20:19
Rekord rastesh të reja me Covid edhe në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 535 raste me Covid në 2445 teste të kryera.
Vetëm në Shkup, 277 raste të reja, nga 257 që kishte në total vendi jonë.
I lartë është dhe numri i viktimave, me 6 persona që kanë ndërruar jetë në spital, më i madhi 72 vjeç dhe i i riu 55.
Ndërkohë 168 pacientë të tjerë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në nga fillimi i epidemisë është 22170, numri i pacientëve të rikuperuar është 16758, numri i të vdekurve është 815, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4597.