Sulçebe: Shumica e njerëzve nuk mbajnë maska, vështirë të implementohet me detyrim

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTv Ora, Genc Sulçebe, imunolog u shpreh se shumica e njerëzve në rrugë nuk e mbajnë maskën dhe e sheh të vështirë implementimin e nismës së qeverisë nga nesër.

Genc Sulçebe: Në rrugë 90% e njerëzve nuk e mban maskën. Nuk e di se si do të vendoset direkt ditën e nesërme mbajtja maskave me detyrim.

Kjo është një masë që kërkon ndërgjegjësim, pasi rrezikojnë veten dhe të tjerët.

Unë e shoh shumë të vështirë ndërgjegjësimin e kësaj mase.

https://youtu.be/ovtDXqzQBO4