Këlliçi takohet me gjimnazistë në Tiranë: Mezi presin ndryshimin që do të sjellë 25 Prilli

Kryetari I Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gjimnazistë në kryeqytet.

Sipas Këlliçit, pavarësisht propagandas së mazhorancës, të rinjtë mezi presin ndryshimin që do të sjellë 25 prilli.

“Një takim frymëzues e plot energji pozitive me gjimnazistë të shkollave Sami Frashëri dhe Arben Broci, të cilët janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga propaganda e përditshme e atyre njerëzve që flasin për lista shkollash, kur në fakt shkollat janë lënë plotësisht në harresë.

Megjithatë, ata janë të vendosur t'i bashkohen Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe mezi presin ndryshimin që do të sjellë 25 Prilli në shkollat dhe të ardhmen e tyre. #ditemetemira”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.