Vaksina e vitit 1921 mund të na mbrojë nga Covid-19

Shkencëtarët në Britani të Madhe kanë filluar testimin e vaksinës BCG e cila është zhvilluar në vitin 1921, për të kuptuar nëse funksionin edhe kundër Covid-19.

Sipas BBC vaksina ishte krijuar për të parandaluar tuberkulozin, por disa prova sugjerojnë që ajo mund të funksionojë edhe kundër infeksioneve të tjera.

Testimi për këtë vaksinë do të realizohet në Universitetin e Exter ku do të marrin pjesë rreth 1000 persona.

Derisa miliona njerëz në Britani të Madhe janë vaksinuar që fëmijë me këtë vaksinë dhe mendohet se me të njëjtën vaksinë duhet të vaksinohen dhe persona të tjerë për t'u mborjtur edhe nga sëmundjet e tjera.

Vaksinat janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar në mënyrë që trupi të reagojë kundër një infeksioni të caktuar.