Dervishi: Pandemia në javën e 38–të, kemi rritje të lehtë të rasteve positive me koronavirus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2020, 10:20
Kur jemi në javën e 38 të pandemisë, Epidemiologia Marjeta Dervishi në një intervistë me skype në “Ditë e Re” në Rtv Ora tha se është vënë re një rritje e lehtë e rasteve pozitive me koronavirus në raport me rastet e dyshuara e të testuara.
Ajo saktëson se është vënë re se nuk ka një ndryshim të agresivitetit të virusit në varësi të ndërrimit të stinës.
Problematika më e madhe vihet re kryesisht tek pacientët e prekur me Covid dhe që kanë sëmundje shoqëruese.