Debati Pence - Harris, rrjetet sociale shpallin fituese mizën në kokën e zv.presidentit

Gjatë debatit të zv.presidentëve, Mike Pence dhe Kamala Harris një mizë e madhe i shoqëroi ata.

Miza u ndal në flokët e bardhë të zëvëndëspresidentit për plot dy minuta.

Kaq mjaftoi për të kthyer këtë moment si një ndër më të diskutuarit në rrjete sociale.

Pence, ishte duke diskutuar për padrejtësinë raciale dhe reformën në polici në momentin kur miza ndaloi mbi kokën e tij.

Në një moment, në pamjet në televizione, shihej rivalja Harris, që ia kishte mbërthyer sytë Pence, ndërsa miza krekosej nën prozhektorë, por nuk u bë menjëherë e qartë nëse ajo e pa atë. Të gjithë të tjerët, ndërkohë, pa diskutim që e panë.

Media sociale,  menjëherë e shpalli mizën fituese të debatit. “Dakord, ky ishte një debat i rëndësishëm, por askush nuk do të mbajë mend asgjë tjetër përveç asaj mize”-thotë një përdorues i twitterit.