Ish-polici që shkaktoi trazira në SHBA lirohet me kusht pas garancisë 1 mln dollarë

Ish-oficeri i policisë  Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, u lirua sot me kusht pas garancisë 1 milion dollarë.

Derek Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe vrasje nga pakujdesia për vdekjen e Floyd më 25 maj në Minneapolis.

Rasti ndezi një valë mobilizimesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër dhunës policore dhe racizmit.

Gjykata vendosi lirimin e pakushtëzuar të tij kundrej garancisë 1.25 milion dollare. Ai pagoi 1 milion, që do të thotë se ai u la i lirë me kusht, çka përfshin një ndalim për të punuar në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe për të rënë në kontakt me familjen e Floyd. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë lejen për mbajtjen  e armëve të zjarrit.

Ish-oficeri i policisë 44-vjeçar do të dalë në gjyq në mars së bashku me tre ish-kolegë të tjerë të akuzuar për bashkëpunim në vdekjen e Floyd.