Rriten shifrat e Covid-19 në Itali/ 3678 raste të reja dhe 31 viktima

3678 raste të reja infektimesh dhe 31 viktima.

Ky është bilanci i Covid-19 në Itali përgjatë 24 orëve të fundit.

Këto janë shifrat më të larta që prej datës 16 prill.

Rritja e rasteve dhe vdekjeve lidhet edhe me shtimin e tamponëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 125.314 të tillë kundrejt 99.742 të një dite më parë.

Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 3,782 (+157, + 4,3%; dje +138), nga të cilët 337 në kujdes intensiv (+18, + 5,6%; dje -4).

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 333.940 persona të infektuar dhe 36.061 viktima.

Të dhënat për çdo rajon: