Meta: Rama ka tmerr nga vota e lirë. 8 në 10 shqiptarë e urrejnë
Edi Rama është politikani më i urryer në Shqipëri, i cili ka tmerr nga vota e lirë.
Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së tij për emisionin "Tempora" në RTV Ora.
Sipas kreut të shtetit, 2 në 3 socialistë që I kanë ngelur e urrejnë për shkak të arrogancës, dështimit dhe gjithë këtyre problemave që ka sjellë, ndaj dhe e ndryshoi Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme.
Ilir Meta: Edi Rama është politikani më I urryer në Shqipëri. 8 në 10 shqiptarë e urrejnë.
Sonila Meço: Sipas kujt? Keni ndonjë sondazh?
Ilir Meta: 2 në 3 socialistë që I kanë ngelur e urrejnë për shkak të arrogancës, dështimit dhe gjithë këtyre problemave që ka sjellë. Po pse, zonja Meço, ndryshon Kodin në këtë mënyrë zotëria? Pse? Kur e do populli kaq shumë… Cila është arsyeja?
Sonila Meço: Frika sipas jush?
Ilir Meta: E vërteta… Kam një pyetje për ty: pse nuk erdhi ky në dialog për zgjedhjet vendore? Unë ia kam thënë atij, ia kam thënë të gjithëve, unë opozitën nuk e përkrahja për të bërë dy pale zgjedhje, sipas qejfit të opozitës. Zgjedhje vendore si do bëje pa opozitën ti o zotëri? Nëse ka një precedent në Shqipëri që janë shtyrë zgjedhjet vendore, I ka shtyrë Edi Rama. Kur ishte kryetar bashkie, në vitin 2007, kur konkurroi me zotin Olldashi. E dini ju? Ti e dije, se ta tha Bundestagu, ta tha BE, se me zgjedhje pa opozitën nuk të happen negociatat në tetor, tetorin atëhere se janë bërë 5 tetora, ti pse nuk vjen te presidenti kur të fton për dialog?! Dhe pse shkon në zgjedhje pa opozitën? Cila është arsyeja? Sepse ti ke tmerr nga vota e lirë.