Pallati i mënjanuar 73 cm, banorët fitojnë betejën, objekti 12 katësh do të shembet
Prokuroria ka vendosur shembjen e pallatit 12 katësh në lagjen 5 të Durrësit, çështja e të cilit ishte denoncuar edhe në SPAK nga banorët që kundërshtonin riparimin. Këtë të martë, banorët e objektit që ka ceduar 73 cm u njoftuan të boshatisin shtëpitë, ku thonë se u rikthyen pasi u prenë bonusin e qirasë.
Ky pallat 12 katësh në lagjen nr 5 të Durrësit, do te shembet.
Banorët kanë arritur të rrëzojnë në rrugë ligjore vendimin që parashikonte rikonstruksion, pasi e dërguan çështjen deri në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Ekspertiza ka treguar se pallati ka ceduar 73 centimetra.
Këtë të hënë banorët janë lajmëruar se brenda të premtes duhet të lirojnë banesat ku kanë qëndruar edhe pse objekti rezultoi i rrezikshëm.
Por disa banorë denoncojnë ndërprerjen e bonusit të qirasë, çka i ka detyruar të rikthehen aty.
Mësohet se pas boshatisjes së pallatit nga familjet që ende jetojnë aty, do të nisë procedura për shembjen e objektit.