Infektimi i Trump me Covid-19, çfarë tregon kura që ndoqi presidenti amerikan

Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, i infektuar me Covid-19, është kthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi la spialin ditën e hënë. Por a e ka kaluar më të keqen?

Ilaçet e përdorura për kurimin e infeksionit të Koronavirusit tregojnë të kundërtën.

“Kokteji i antitrupave është një përbërës aktiv që është prodhuar nga kompania amerikane Regeneron. Përbëhet nga dy antitrupa të ndryshëm- molekula imune që sulmojnë strukturat tipike të virusit”.

“Ky ilaç nuk është miratuar akoma. Një pacient normal nuk do e merrte ilaçin. Qasja e mjekëve është e rrezikshme, por e kuptueshme”, thotë për mjekin e presidentit amerikan Profesori Uwe Janssens, president i Shoqatës Gjermane të Terapisë Intensive, shkruan “Bild”.

Përveç kësaj, Presidenti Donald Trump po trajtohet edhe me ilaçin e Ebolas, “Remdesivir”, shkruan gazeta më e madhe gjermane.

Profesor Janssens thotë: “Studimet kanë treguar se mund të shkurtojë kohëzgjatjen e kurimit”.

Trump thuhet gjithashtu se po trajtohet edhe me asteroide (Deksametazon). Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai rekomandohet vetëm kur sëmundja është në stad të rëndë.

Mjeku Thomas Assmann ka thënë për BILD: “Deksametazoni është fundi i shtizës së flamurit. Ilaçi përdoret për të parandaluar një reagim të tepruar të sistemit imunitar ose për ta modeluar që ky reagim të mos jetë shumë i fortë”.

Ndërsa mjeku Assmann e sheh  me sy kritik rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë: “Ose për shkak të kursit të vështirë ose për shkak të trajtimit eksperimental”.