Konflikti Nago-Karabak: Qytetet kryesore goditen teksa luftimet e ashpra vazhdojnë

Ministria azere e mbrojtjes ka shpjeguar se ka marrë masa pas atij sulmi me raketa të kryera nga rajoni i Nagorno-Karabakut kundër qyteteve të Azerbajxhanit, Terter dhe Goradiz.” Forcat e Armatosura armene po godasin Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli,” thuhet në deklaratën e saj, ku nuk sqarohet ndërkohë se cfarë lloj masash janë marrë.

Reporterët e AFP-së në terren raportuan se disa shpërthime kanë tronditur sakaq qytetin kryesor të Nagorni-Karabakut. Një ditë më parë, trupat azere pushtuan disa fshatra, ndërsa kryeministri armen Nikoll Pashinian, pohoi se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.

“Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare. Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atdheun tonë, të drejtën tonë.”

Më shumë se 100 persona, përfshirë dhe mjaft civilë kanë mbetur viktima të përleshjeve të rënda.

Ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e tij kanë rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave që të Dielën e kaluar, ndërsa Nago-Karabak thotë se trupat e tij kanë përmirësuar pozicionet e tyre të vijës së frontit.

Më parë këtë javë, Armenia tha se ishte "e gatshme të angazhohej" me ndërmjetësues nga Franca, Rusia dhe SH.B.A. në përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim.

Azerbajxhani, i cili mbështetet hapur nga Turqia, ka kërkuar tërheqjen e trupave armene nga Nago-Karabaku dhe zonat fqinje të kapura nga trupat etnike armene.