Në takim me një të infektuar me Covid-19, vetëizolohet presidentja e KE

Presidentja e Këshillit të Europës Ursula von der Leyen vetëizolohet pas kontakteve me persona të infektuar me Covid-19.

Numri një i BE i është nënshtruar testit të parë, I cili ka rezultuar negative, ndërsa në ditët në vijim do të nënshtrohet edhe një të dyti ditën e sotme, raporton Ora News.

“Jam informuar se të marten e shkuar kam marrël pjesë në një takim së bashku me një person qqë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në akordancë me rregullat në fuqi, jam vetëizoluar deri mëngjesin e nesërm. Rezultova negative në testin e së enjtes, ndërsa do të testohem sërish sot”, shkruan von der Leyen në Twitter.