FOTO-VIDEO/ Trump le spitalin, mbështetësit "i zenë" rrugën
Presidenti Donald Trump la “Walter Reed Medical Center” ditën e dielë (me orën lokale) ndërsa jashtë e prisnin mbështetës të tij, të cilët I falenderoi me një përshëndetje nga xhami I makinës.
Përmes një videoje të publikuar në Twitter, Trump u shpreh se vizitoi në spital edhe ushtarakë të ndryshëm ndërsa shtoi se mësoi shumë edhe rreth Covid-19, që deri tani ka infektuar më shumë se 7,5 milionë amerikanë.
“Ishte një shëtitje e bukur. Mësova shumë rreth Covid. Mësova vërtetë duke shkuar në shkollë. Kjo është një shkollë e vërtetë. Ndërkohë ne e duam SHBA dhe duam çka ndodh. Faleminderit”, shprehet Trump.
Presidenti i SHBA u infektua me Covid-19 pak ditë më parë, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump ndërsa u përfol shumë për rreziqet potenciale ndaj shëndetit të tij. Por mesa duket, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka marrë veten shumë shpejt. /A.R, OraNews












That’s Trump driving by his supporters outside Walter Reed military hospital. pic.twitter.com/eqA0RGkr6A
— Philip Crowther (@PhilipinDC) October 4, 2020