Laheshin dhe më pas paketoheshin përsëri, policia “konfiskon” rreth 300,000 prezervativë të përdorur
Policia në Vietnam ka thënë se ka gjetur rreth 300,000 prezervativë të ricikluar të cilët do të paketoheshin dhe do të shiteshin si të rinj.
Inspektorët e tregut në provincën Binh Duong bastisën një fabrikë pranë qytetit Ho Chi Minh, ku zbuluan prezervativët e përdorur që ripaketoheshin për t’u shitur në treg.
Pronarja 34-vjeçare e fabrikës ka rrëfzer se ata i blinin prezevativët nga dikush tjetër.
Pasi blenë prezervativët nga një burrë, ato u lanë, pastaj u paketuan në qese plastike.
Videoja e marrë nga transmetuesi shtetëror VTV dhe e marrë nga agjencia e lajmeve Reuters tregon thasë të mbushur me prezervativë.
Ajo gjithashtu tregon mjete të përdorura me sa duket për të larë dhe riformuar kondomët në fabrikë.
VTV tha se ishte e paqartë se sa prezervativë të përdorur ishin rishitur tashmë, sipas Reuters.
Një zyrtar shëndetësor i cituar nga gazeta Tuoi Tre tha se prezervativët ishin një rrezik ekstrem shëndetësor për përdoruesit.