E frikshme/ Publikohen pamjet e momentin kur Azerbajxhani sulmon ushtarët armen

Azerbajxhani ka publikuar disa pamje të frikshme kur avionët e tyre bombardojnë ushtarët armenë.

Me një notë krenarie, video e publikuar kishte këtë përshkrim: ‘Një tjetër video regjistrim i humbjeve të mëdha të armikut në personelin ushtarak dhe pajisjet luftarake’.

Kjo është një nga disa video që Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka publikuar ditët e fundit.

Lufta midis dy vendeve ka filluar prej shtatë ditësh për Nago-Karabakun një provincë etnike armene që u shkëput nga Azerbajxhani në vitin 1988.

Gati 200 njerëz u konfirmuan të vrarë këtë javë deri më tani, duke përfshirë më shumë se 30 civilë, në përplasjet më të këqija midis dy kombeve që nga vitet 1990.