“I hodhën publikut gazlotsjellës” Blero tregon tmerrin që përjetoi në koncert
I ftuar në ‘Glamour Zone’ në RTV Ora mbrëmjën e djeshme ka qenë një ndër këngëtarët më të talentuar, Blero.
Ai ka folur mbi jetën e tij private, marrëdhënien që ka me bashkëshorten dhe krah gjithë këtyre Blero ka treguar dhe një histori tepër të sikletshme e cila ka ndodhur në një nga koncertet e tij.
Blero trgoi se në momentin kur ai po performonte në skenë papritur e gjithë turma e publikut është zhdukur. Në fillim mendoi se kjo ishte një kamer e fshehtë por në fakt e vërteta qëndronte krejt ndryshe. I gjithë publiku u detyrua të largohej pasi në ambjentet e clubit disa persona që ishin në hasmëri me pronarin e clubit kishin hedhur gazlotsjellës.
"Pronari ka patur problemet e tij. Ishim në koncert dhe vetëm kur shikojmë që njerëzit filluan të largohen, ishin duke u zhdukur. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte po më dukej si një ëndërr. Mendova mos ishte ndonjë kamer e fshehtë. Dikush kishte hedhur gazlotsjellës edhe njerzit e kanë dalluar dhe janë larguar. Sapo u largua gazi më pasi kthemë njerzit përsëri brenda"- tregon Blero.