Foto/ Njerëzit më të bukur në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 13:41
Ju po bëheni gati që të flini pas një shtëtitje të gjatë në zonën e nxehtë të shketëtirës. Në muskujt tuaj ndieni lodhje, por ju vazhdoni të buzëqeshni, sepse nesër, burrat më të bukur në Tokë do të kërcejnë vetëm për ju gjithë ditën.
Në këtë mënyrë jetojnë Fulani, ose Fulbe, njerëzit më të shumtë nomadë në botë. Përfaqësuesit e një prej nëngrupeve të tyre e konsiderojnë veten si njerëzit më të bukur në botë. Një nga nëngrupet e Fulanit, ka një festival vjetor të njohur si Guérewol.
Guérewol është një konkurs bukurie për burra, ku të rinjtë veshin rroba shumëngjyrëshe dhe zgjedhin me kujdes bizhuteri për to. Detaji më kuptimplotë për ta është një pendë e bukur në kokë.