Kishin shqetësime, Almeda Abazi dhe i biri i nënshtrohen testit për Covid-19
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi është tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram.
Almeda pothuajse çdo ditë ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj me djalin, Efehan dhe bashkëshortin, Tolga.
Mirëpo së fundmi Almeda në një video postim të bërë në Instastory me zë paksa të ngjirur ka treguar se ajo dhe djali i saj Efehan i janë nënshtruar tamponit për Covid-19.
I cili fatmirësisht ka rezultuar negativ.
“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”- rrëfeu Almeda