Kim Mehmeti: Sa keq-Piktorin kanë filluar të mos e çmojnë edhe politikanët serbë

Analisti dhe publicisti nga Shkupi, Kim Mehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon kryeministrin Edi Rama.

Nisur nga deklaratat nël aksin Beograd-Prishtinë-Tiranë, Mehmeti shkruan ndër të tjera se tani Ramën nuk e çmojnë as politikanët serbë.

Postimi i plotë:

"Lexova diku se ministri serb, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, e paska quajtur kryeministrin e Shqipërisë një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai mbahet mend më shumë për mimika dhe çorape të kuqe e të shqyer, sesa për idetë e mëdha.

Sa keq më erdhi kur pash se edhe politikanët serb kanë filluar të mos e çmojnë Piktorin, mikun e ngushtë të Presidentit të Serbisë!

Kështu e ka kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë vetëm kur angazhohesh për ‘Mini shengenin serb’, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.

Por sidoqoftë mos u bëni merak: vëllazëria mes Presidentit serb, Piktorit dhe Presidentit të Kosovës është e pathyeshme dhe e përjetshme!

Madje, shpeshherë, ‘grindjet’ e rrejshme të kësaj natyre, vetëm e forcojnë këtë llojë miqësie dhe ato kanë për qellim që miqëve t’ua kthejnë në sy të popullit patriotizmin dhe atdhetarinë e munguar!"