Spaho: Në 7 vite Rama dhe ministrat e tij kanë ndarë 7 mld euro me oligarkët
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho shkruan se se në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione.
Sipas tij, kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncesionet dhe PPP-të e Rilindjes e oligarkëve.
Spaho: Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncesionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve.