Greqia me 'dorë të hekurt', vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë me Shqipërinë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi se do të vijojnë të mbeten në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi deri më 12.10.2020.
Nga ndalimi i hyrjes do të përjashtohen:
- Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;
- Kalimi i kamionave për transport mallrash;
- Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;
- Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;
Personat që do të hyjnë në Greqi duhet që të paraqesin në doganë
- Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri.
Nga ky test janë të përjashtuar shoferët e kamionëve dhe fëmijët që kanë lindur pas vitit 2011.
Ndërsa ata që kanë probleme shëndetësore duhet të kenë:
- Vërtetim diagnoze në anglisht në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit.
- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr )
/A.P/Ora News/