Rama tallet me opozitën, qytetari: Edhe ti si kozmonaut që premton fluturime hënore nga Vlora në Kukës

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Ky është postimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama në Twitter pas publikimit të "Planit të Rimëkëmbjes" nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili po kërkon me ngulm që të implementohet edhe nga qeveria aktuale si mundësia e vetme për vendin në kushtet e krizës së Covid-19.

Por teksa kryeministri tallet me programin në fjalë, nuk kanë munguar as reagimet e qytetarëve, të cilët i përgjigjen me të njëjtën monedhë, raporton Ora News.

 “Edhe ti si kozmonaut që premton fluturime hënore nga Vlora në Kukës!”, komenton qytetari.