"Plani i Bashës, tramvaj me shalqi", Rama: Iliri makinist, Monika faturino, Luli pasagjer VIP

Teksa lideri I opozitës Lulzim Basha publikoi “Planin e Rimëkëmbjes”, kryeministri Edi Rama vijon të tallet.

Pasi e quajti Bashën “shalqi me provë, i pangrënshëm”, sot shefi i qeverisë, përmes një statusi në Twitter, ironinë e tij e vazhdon me presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama në Twitter.