Rebelimi i ish-gjyqtares/ Akuza e fortë e avokatit të njohur: Gjykatat nuk po gjykojnë më
Pasi Gjykata e Posaçëm e Apelit la në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, kjo e fundit u pa shumë e tensionuar para gjykatës.
Ndërkohë menjëherë pas saj doli avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, i cili hodhi akuza shumë të forta, raporton Ora News.
“Emocionet e zonjës Margjeka vijnë si pasojë e një absurdi që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Të ngrihet Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar.
Është rast i paprecedentë kur një gjyqtar dënohet familjarisht pa një çerek prove.
Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese nuk gjykojnë. Sot nuk po jepet drejtësi”, tha avokati i Margjekës.
Mimoza Margjeka, ish-gjyqtare e Durrësit, votoi kundër rezultatit të zgjedhjeve vendore në vitin 2019, duke refuzuar t’i jepte mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.
Mimoza Margjeka po hetohet për një skemë korrupsioni si gjyqtare e Korçës, pasi bashkëshorti saj akuzohet se ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë Euro për të ndryshuar një vendim.
Sipas SPAK, Gjyqtarja e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në garanci pasurore për një person të arrestuar, menjëherë sapo bashkëshorti i saj ka marrë shumën prej 6 mijë Euro. /A.R, OraNews
Momenti i rebelimit të ish-gjyqtares së Apelit Korçës sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit: