"Këtu shteti dhe mafia janë Një!" Rebelohet Margjeka: Le të varroset familja ime nuk do ndryshoja vendimin tim per Sakon"

 “Nuk e kuptoni pse jam arrestuar, jamë arrestuar se I dhashë mandatin nje bashkie. Nuk ishin zgjedhje ato. Ishin nul.

Mendova se do ta bënin edhe gjyqtarët e tjerë por po të ishin të gjithë gjyqtarët si une askush nuk i çonte në burg familjarisht.”

 Kjo ishte një nga akuzat e renda që gjyqtarja e akuzuar për korrupsion  Mimoza Margjeka ka hedhur  në adresë të  Prokurorisë së Posacme, të cilën  e ka akuzuar se ka vepruar politikisht.

Ish gjyqtarja e Apelit të Korçës u paraqit sot Gjykatën e Posacme të Apelit ku kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Nga ana e saj Gjyqtarja thotë se nuk ka asnjë provë por e gjitha është hakmarrje nga politika për shkak se nuk i dha mandatin kryetares së bashkisë, Durrës, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Pavarësisht se kërkoi që seanca të  zhvillohej me pranine e medias gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë.

Seanca zgjati mbi tre orë  por trupa e Apelit vendosi të lërë të pandryshuar arrestin e shtëpisë ndaj gjyqtares dhe arrestin me burg ndaj bashkëshortit të saj.

Kjo ngjalli sërish regimin e Margjekes, e cila madje ka vijuar me të tjera akuza  të rënda  pavarësisht nderhyrjes se policisë për ta  ndaluar

"Nuk i dhashë mandatin Bashkisë Durrës, aty është një vend me mafie, me kriminalitet. Nuk e dhashë mandatin. Isha e bindur dhe sot ta kisha. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, nuk e meritonin mandatin, ishte mashtrim. Eshtë turp, është turp! Ku do ta çoni këtë vend me këtë paturpësi?! E kuptoni sa mafia, sa krim ka?!"

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy avokatët mbrojtës të cilët  deklaruan se  tashmë  gjyqtarët nuk po gjykojnë me

Pak javë më parë me kërkesë të SPAK gjykata e posacme ka vendosur masën arrest shtepi për Mimoza Margjeken dhe arrest me burg per bashkëshortin e saj Arben  Carën të akuzuar sit e perfshire ne nje korrupsion.

Sipas SPAK gjyqtarja ka ndryshuar masën e sigurisë për nje të akuzuar nga arrest me burg në lirimin kundrejte garancisë pasurore dhe për këtë ajo ka marrë sy ryshfet nje shume prej 6 mije eurosh.

Së bashku me gjyqtaren është arrestuar edhe avokati Skender Demiri si dhe dy persona te tjere. Por gjyqtarja ka pretenduar se nuk ka asnjë prove që e implikon dhe arrestimi i saj është politik  

Cfare ndodhi sot paradite (1 tetor) jashte gjykates se Apelit

Gjyqtarja thotë se po kryqëzohet pikërisht për këtë vendim. Jashtë gjykatës Margjeka u përplas me policinë dhe kërkoi tu jepte gazetareve dosjen pasi gjyqi mbahet me dyer te mbyllura

"Ky shtet nuk bëhet më more zotëri, guxoni t'i dilni përballë shtetit! Harrojeni se guxon kush. I kemi parë, kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prekni, më keni futur fëmijët në burg.

(U drejtohet policeve) Nuk ju heq kush nga puna, mos kini frikë.

Nuk bëhet shteti me mashtrime. Mos më kapni. Nuk ka asnjë provë. Kërkova mediat në proces, nuk u lejua.

Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall vetingun. Mos më prek moj zonjë..Ik moj më lejo të flas. Nuk ka asnjë provë. E kam të dokumentuar, ja. Nuk lejohet publikimi, po bëj vepër penale.."

E kanë bërë gjyqin të fshefnuhtë, të mbyllur sepse i dola përballë me një vendim të drejtë për njerëzit, jo për politikën se të kishte qenë politika do të ishte këtu që të më mbronte. E kam bërë për njerëzit. Prit të flas unë, mos më prek! Mos më prek zonjë se do të përplas andej!

Nuk i dhashë mandatin Bashkisë Durrës, aty është një vend me mafie, me kriminalitet. Nuk e dhashë mandatin. Isha e bindur dhe sot ta kisha. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, nuk e meritonin mandatin, ishte mashtrim.

Dhe çfarë ndodhi?! E bënë me një kërkesë të Partisë Socialiste. U bë paralel. Neni 58 thotë që të pushohet çështja që bëhet mbrapa. Pse nuk u pushua çështja, pse e mori një gjyqtar tjetër?! Është turp, është turp! Ku do ta çoni këtë vend me këtë paturpësi?! E kuptoni sa mafia, sa krim ka?!

E kuptoni që kisha unë në dorën dosjen e Gjirit të Lalëzit, 25 policë sepse drejtori i kufirit bënte drogën. Turp të keni, shtet mafioz, kriminal, shtet i korruptuar! Turp! A u vjen turp?! Gjetët ju një të korruptuar në Shqipëri me shtëpi në Kashar, me një makinë të prishur, me dy fëmijë me psikolog sot?! A nuk ju vjen turp, monsta?!

“I dola përballë me një vendim të drejtë për njerëzit jo për politikën. Aty është një vend me mafia, me banda e kriminalitet. Le të varrohet familja ime.. nuk e meritonin mandatin ishte mashtrim. Ku do e coni këtë vend me këtë paturpërsi. Ketu shteti dhe mafia janë 1"

Foto: LSA