Opozita letër në Këshillin Politik: PS të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR për reformën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 09:38
Opozita e Bashkuar ka dërguar letrën e rradhës në Këshillit Politik ku I kërkon Partisë Socialiste të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
Sipas opozitës, përfshirja e organizimit ndërkombëtar është pjesë e marrëveshjes së 14 Janarit që ngriti edhe vetë Këshillin Politik.
Opozita jashtëparlamentare shton se, mosdakordësia mes palëve për koalicionet ti dërgohet pa vonesë OSBE/ODIHR.
“Partnerët ndërkombëtarë kërkojnë konsensus në Këshill, konsensusi, mekanizmi i vetëm”, thuhet në letër.
Sipas opozitës, “Bllokimi, refuzimi dhe votimi i njëanshëm rrezikon nisjen e negociatave”.