Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: S'bëhemi pjesë e lojës së shëmtuar të PS
Opozita parlamentare bojkton mbledhjen e komisionit të ligjeve ku po diskutohen nen për nen për draftet e propozuara për listat e hapura.
“Vendosem ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reforme madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë" u shpreh Rudina Hajdari.
"E di qe shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t'i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Na duhet që këtij vendi t'i rikthejmë demokracinë si një mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi." vijon me tej Hajdari.
Pas bojkotit maxhoranca vendosi te shtyje mbledhjen