Polonia refuzon letrën e diplomatëve që nxisin tolerancën për personat LGBT
Udhëheqësit polakë ditën e hënën hodhën poshtë sugjerimet se personatLGBT në Poloni po përballen me çdo lloj diskriminimi ose privimi të tëdrejtave, pas botimit të një letre të hapur nga 50 ambasadorë dhe përfaqësuesndërkombëtarë duke shprehur mbështetjen e tyre për "sfidat me të cilatpërballen" komunitetet LGBT në vend .
Thirrja e ambasadorëve, e kordinuar ngaambasada e Belgjikës në Poloni vjen ndërsa një komunitet gjithnjë e më idukshëm LGBT në Poloni është përballur me një reagim nga qeveria e krahut tëdjathtë, shumë komunitete lokale dhe Kisha Katolike.
Të drejtat e njeriut janë universale, dhe të gjithë, përfshirë personat LGBTI, kanë të drejtën e gëzimit të tyre të plotë", thuhej në letër, duke përdorur shkurtesën për lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe persona ndër-seksualë.
Në një konferencë shtypi të hënën,kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se ai ishte dakord që çdo personmeriton respekt, por që ai nuk pajtohet plotësisht me pretendimin eambasadorëve se personat LGBT po privoheshin nga kjo.
Moraëiecki tha se askush nuk ka nevojë t'i mësojë Polonisë tolerancën, "sepse ne jemi një komb që kemi mësuar një tolerancë të tillë për shekuj, dhe kemi dhënë shumë dëshmi për historinë e një tolerance të tillë."
Liderët e partisë në pushtet të Polonisë,përfshirë presidentin, e kanë hedhur lëvizjen për të drejtat civile përpersonat LGBT si një kërcënim për familjet tradicionale. Presidenti AndrzejDuda fitoi një mandat të dytë këtë vit pasi i quajti të drejtat e LGBT një"ideologji" më të rrezikshme se komunizmi.