Rritet numri i të infektuarëve , Hollanda vendos masa të reja për parandalimin e Covid-19
Shumë banorë në Hollandë, për herë të parë, dotë këshillohen të mbajnë një maskë teksa futen në dyqan.
Vendi është duke marrë masa të reja për tëkontrolluar valën e dytë e koronavirusit.
Krahasuar me fqinjët e saj, Hollanda kryesishtkishte shmangur kufizimet e rrepta deri më tani.
Këtë javë gati 3,000 infeksione çdo ditë janëduke u regjistruar në vendin me 17 milion njerëz.
Masat e reja do të fillojnë të martën dhe dotë zgjasin të paktën tre javë.
Në një konferencë për shtyp në televizion,Kryeministri Hollandez Mark Rutte shpjegoi se situata në tre qytetet më tëmëdha të vendit ,Amsterdam, Roterdam dhe Hagë ishte bërë "serioze" dhe kërkonteveprime urgjente.
Nga e marta njerëzit duhet të shmanginudhëtimet jourgjente midis tre qyteteve.
Restorantet dhe baret do të kërkohet tëmbyllen në orën 22:00 një lëvizje që i bën jehonë vendeve të tjera evropianeduke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Francën të cilat kanëprezantuar këtë masë kohë më parë.
Njerëzit do të këshillohen të punojnë nga shtëpiadhe tubimet shoqërore nuk duhet të kalojnë tre persona dhe tifozët nuk do tëlejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.
Vendosja e maskave ishte tashmë e detyrueshmenë transportin publik, por qeveria holandeze deri më tani kishte shmangursugjerimin që klientët të mbanin një të tillë brenda dyqaneve.