"Ditëlindje mbyllur", Arjola Shehu preket nga Covid-19

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu sot feston ditëlindjen esaj ndryshe nga herët e tjera.

Nëpërmjet një postimi në "Instastory", ajo ka zbuluar se është infektuar nga koronavirusi dhe i duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj e izoluar.

Ajo ka treguar se ka temperaturë e cila është një ndërshenjat që shoqërojnë Covid-19. Gjithashtu kjo kohë e ka ndihmuar moderatoren tëkuptojë se cilët janë personat më të afërt dhe të rëndësishëm të cilëve i ështëmirënjohëse për çdo frymëmarrje.

 “Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime  por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri!  Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan Arjola duke mos dhënë më tepër detaje rreth infektimit.