Mësues shkolle ditën dhe yll tatuazhesh natën

Në Paris, një 35-vjeçar ndërthur pasionin e tij për tatuazhe me punën e tij si mësues i shkollës fillore.

"460 orë tatuazhe që vlejnë jo pak por 57,000euro". 

Sylvain Hélaine, alias Freaky Hoody në rrjetetsociale, konsiderohet burri më i tatuazhuar në Francë. 

Me projektime shumëngjyrëshe me lule në kafkë,kokën e demonit në anën e pasme, i ai filloi të mbulonte trupin e tij në vitin 2012.

"E bëra këtë për tre vjet”shpjegon ai,duke treguar krahun, modelet e vjetra të së cilës janë të mbuluara me vija tëimëta duke imituar fijet muskulore.

Ai nuk pendohet për asnjë. Më mbresëlënëse janësytë e tij.

 "Mëshumë një modifikim i trupit sesa një tatuazh", thotë ai. 

Iu desh të shkonte në Zvicër për të bërëtatuazhet në sy, pasi në Francë është e ndaluar.

"Tortura është torturë. Duhet të mbani sytëhapur dhe të ndjeni gjilpërën që ju shpon sytë. Nuk e dija nëse do të shkojëmirë, prandaj u them njerëzve "mos e bëni". 

Trupi i tij i hapi dyert. “Agjenci të ndryshnmemë rekrutuan për filma, seriale. Takova Mathieu Kassovitz, Joey Starr,Lana Wachowsky ... ”. 

Edhe klubet e natës e rekrutojnë atë për tëkërcyer. "Tatuazhi ushqen tatuazhin", shpjegon ai që jetoi derinë 33 vjeç me nënën e tij, mënyra e vetme për të financuar tatuazhet e tij me"pagën e mësuesit". 

Sepse Sylvain Hélaine, i tatuazhuar nga koka tekëmbët, është mësues dhe jep mësim në shkollë. Nxënësit e tij janë midis 6 dhe11 vjeç. Mosha e të gjitha kurioziteteve por edhe e të gjitha frikave.

“Gjithmonë shkaktoj një moment habie tekfëmijët dhe prindërit. Por kur prezantohem dhe shohin që jam një mësues sitë tjerët, gjithçka shkon mirë ”, thotë ai, duke shtuar se është  i apasionuar pas punës së tij. 

Sidoqoftë, mësuesi beson se e veçanta e tijështë forca e tij:

“Fëmijët që më shohin mësojnë tolerancën dhe respektin për të tjerët. Kur të jenë të rritur, ndoshta do të ketë më shumë mundësi që ata të mos jenë racistë, homofobikë".