‘Kam vuajtur për bukën e gojës’ Aktori Alex Seitaj, tregon si e la kokëfortësia pa para

Një anë epanjohur e aktorit karizmatik Alex Seitaj, që mbase shumë prej jush nuk e dininështë krenaria dhe kokëfortësia.

I ftuar nëemisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, Alexi rrefeu për moderatoren Ester Bylyku,periudhën e vështirë ku sipas tij ‘ka vuajtur edhe për bukën e gojës’.

Ester Bylyku: Alex,cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për familjen tënde?

Alex Seitaj:Nuk mund ta quaj sakrificë, por po vazhdoj tek krenaria dhe kokfortësia e njëbricjapi. Në momentin që u shkëputa financiarisht nga familja ime, sepse unë ekërkova këtë gjë, por nga ana tjetër ata më thonin që nëse ke nevojë ne na ke këtu,problem është që kam një krenari të frikshme.Dhe vetëm ideja që unë tu kërkojaapo ‘tu bija në qafë’ familjarëve të mi, më ka detyruar që shumë herë të vuajedhe për bukën e gojës. Absolutisht ka arritur deri në ate pikë. Ka paturmomente gjatë universitetit të arteve, që isha pa punë, dhe familjarët e miakoma nuk më kanë falur që nuk u thash gjë.