Foto ekskluzive nga Java e Modës në Milano
Fotografi Ervin Shulku ka forografuar ekskluzivisht për Ora News momentet jashtë sfilatave ku influencer të njohur të fushës së modës dhe të ftuar i janë bashkuar për t’i dhënë një atmosferë të veçantë eventit më të ndjekur në fushën e modës.
Stilistët dhe shtëpitë e njohura të modës si “Giorgio Armani”, “Fendi”, “Prada” dhe “Versace”, që prej datës 22 shtator janë rikthyer në pasarelat e modës duke bërë hapjen e kalendarit të Javës së Modës në Milano.
Për shkak të masave për parandalimin e virusit, mbajtja e maskave dhe distancimi social ishin dy elemntët shumë të rëndësishëm të cilat duhet të respektoheshin me rogorozitet.
Eventi është planifikuar të zgjatë 5 ditë, deri në datën 27 shtator, ku pritet të jetë i ndarë në 23 sfilata live dhe 42 vetëm në streaming.
Në event kanë qenë të pranishëm të ftuar dhe blerës në numër të kufizuar për shkak të masave të vazhdueshme për parandalimin e përhapjes të Covid-19.
Në këtë sfilatë ndryshe nga herët e tjera janë bashkuar veshjet e fëmrave dhe të meshkujve.
Ky event është quajtur nga kritikët si një revolucion në botën e modës ose ndryshe "phygital", pasi prezantimi është gjysëm fizik dhe gjysëm dixhital.
Puna më e madhe do të prezantohet në rrjetet sociale përkatëse të firmave të njohura.


























