“Vajzat shihen si copa mishi, abuzohen në mënyrë të frikshme” Alex Seitaj tregon prapaskenat e televizionit
Alex Seitaj, një prejhumoristëve më të talentuar shqiptar, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.
Mes momenteveqesharake që karakterizojnë Alexin, ai ka drejtuar vëmendjen edhe tekprapaskenat e televizionit. Alexi, zbuloi për moderatoren Ester Bylyku sevajzat e shoë bizit në Shqipëri abuzohen në mënyrë të frikshme.
Ester Bylyku: Na thuaj disa nga prapaskenat e shoë bizit qëpubliku nuk i di
Alex Seitaj: Është që vajzat e shoë bizit abuzohen në njëmënyrë të frikshme. Nëse mund ta them troç, në Shqipëri nuk është turp që njëproducent, një drejtor, një regjisor të kërkojë favore seksuale në këmbim tëdisa gjërave gjërave. Dhe pastaj nga ana tjetër janë vajzat që sulmohen, dhethonë që ‘nëse s’ia kishte qejfi, pse e bëri?’ Është një presion dhe njëambjent që nuk më pëlqen. E them këtë sepse shumë nga mikeshat e mia janë pjesëe shoë bizit dhe të shoh që vajzat e shoë bizit, shihen si copa mishi që ecinmes hienash nuk është një pamje e bukur.
Ester Bylyku: Alex, mund të të them që askush nuk tëdetyron të bësh asgjë. Njoh vajza që kanë refuzuar regjizorët dhe u ka shkëlqyerfati në një televizion tjetër. Me zor nuk të merr njeri, eshtë çështje zgjedhjelejon të abuzohesh apo jo.