Covid-19, Johnson merr vendimin për futbollin në Britani

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson, pezulloi rikthimin e tifozëve në stadiume dhe impiantet sportive.

Për shkak të përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit në shtetin britanik, kreu i qeverië mori një sërë masash për shmangien e përhapjes së COVID-19.

Teksa qeveria britanike kishte planifikuar rikthimin e pjesshëm të tifozëve në stadiume prej 1 tetorit, Xhonson vendosi të ndryshonte qëndrim duke lënë në fuqi vendimin e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë.

Në Britaninë e Madhe janë infektuar mbi 403 mijë persona, ndërsa kanë humbur jetën mbi 41 mijë.