Barça ndërron mendje për Suarez? Atletico kontakton Cavanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2020, 19:53
“Po prishet marrëveshjapër Suarez”. Kështu e titullon spanjollja “AS” lajmin që flet mbi tratativat etransferimit të uruguajanit te Atletico Madrid.
Një titull që tregongjithçka po ndodh në shtëpinë “Los Colchoneros”.
Mesa duket Barcelona ka ndërruar mendje për sulmuesin uruguajan dhe tashmë në orbitën e madrilenëve është një bashkëkombas i Suarez, raportojnë mediat italiane, përcjell Ora News.
Drejtues të Atletico Madrid kanë nisur kontaktet me menaxherin e Edinson Cavani, të cilit i ka mbaruar edhe kontrata me PSG.
Një ditë më parë, siç raportuam edhe në Ora News, Cavani i ishte vetëofruar Real Madrid por klubi "Los Blancos" ishte tërhequr për shkak të pagës së futbollistit, 7 milionë euro në sezon. /A.R, OraNews