Keidi Bare ndryshon ekipin por jo kampionatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2020, 22:32
Keidi Bare do të ndryshojë ekip, por jo kampionat. Mesfushori i Kombëtares ka arritur marrëveshjen për kalimin te Espanjoli, i cili këtë sezon militon në La Liga2.
Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen për transferimin për 2 milionë euro, shkruan “AS”.
Sipas prestigjozes spanjolle, Bare është përshëndetur me shokët e ekipit te Malaga dhe është larguar, për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e Espanjolit, që si objektiv ka ngjitjen në elitën e kampionatit spanjoll.
Gjithashtu nga marrëveshja mes Espanjolit dhe Malagës do të fitojë edhe Atletiko Madridi, që zotëronte 20% të kartonit të lojtarit, teksa pritet që në arkat e madrilenëve të derdhen 400 mijë euro.