Tre pikët e rradhës për City-n, djemtë e Guardiolës mposhtin Wolves në transfertë

Manchester City fiton edhe ndeshjen e javës së dytë në Premier League dhe ngjitet në krye të rënditjes së bashku me 5 ekipe të tjera që kanë pikë të plota.

"Citiziens" mposhtën në transfertë 1-3 Wolves-in falë golave të De Bruyne me penallti në minutën e 20 dhe Foden në të 32-tën, të cilët i çuan ekipet në pushimin e pjesëve me rezultatin e pastër 0-2.

Por kur djemtë e Pep Guardiolës menduan se 3-pikëshi i sigurua mendoi goli i Jimenez për vendasit në minutën e 75, e cila i dha disa shkëndija ndeshjes.

Por vula u vendos në minutën e fundit atëherë kur braziliani Gabriel Jesus shënoi golin e tretë për miqtë. /A.R,OraNews