Revoltohet Adrola Dushi për "lidhjen" me Capital T dhe kandidatin për deputet

Që prej fillimi të këtij viti, modelja e një djali, Adrola Dushi është përfolur për një romancë me kandidatin për deputet në Kosovë, Albin Gashi.

Portalet nuk u mjaftuan me kaq, ata aluduan se Drushi është në një lidhje me këngëtarin Trim Ademi.

Së fundmi, pas pjesënarrjes së saj në klipin "Sytë e ty" të Capital T, portalet e bënë sërish të lidhur me këngëtarin në fjalë.

Adrola, pas gjithë këtyre zërave u kujtua të vendoste pikat mbi i, fundja më mirë vonë se sa kurrë thotë populli.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Drushi i ka mohuar gjithë këto fjalë dhe të gjitha këto lajme, sipas Adrolës janë pjellë e fantazisë:

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”- shkruan modelja.