Kthimi në shkollë! Në këtë situatë pandemie këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t'i dijë
Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë njëpërvojë e vështirë për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.
E ndërsa bota ka ndryshuar të gjithë procesin e zhvillimit tëaktiviteteve, përsëri emocionet e fillimit të shkollës do të jenë të njëjta.
Tashmë është bërë një periudhë e gjatë kohore që prej mbylljes së shkollave në muajin mars dhe e mirëkuptojmë faktin se prindërit mund të kenë harruar pak rutinën e përcjelljes së fëmijës tyre në mëngjes.
Fatmirësisht për ju prindër kemi menduar disa këshilla për tja u bërë punën më të lehtë.
1. Merrni kohë për të folur
Gjëja e parë që duhet të bëni me fëmijën tuaj në kë tëperiudhë pandemie është të flisni. Flisni dhe këshillojeni për mënyrën se siduhet të kujdeset për higjenën personale. Shpjegojani dhe njëherë të gjitharregullat anti covid.
Gjithashtu është mirë që fëmija juaj të ketë pak frikë pasikështu ai do të jetë më i kujdesshëm.
2. Bëni gati kutinë e drekës
Më siguri ka muaj që nuk keni bërë një drekë për shkollë, kështukëtu keni disa ide se çfarë mund të përfshini në menunë e fëmijës tuaj.
Një drekë ushqyese është thelbësore për fëmijët. Ju mund tëbëni një vakt të shëndetshëm pa shpenzuar shumë para.
Pse të mos provoni të mbushni një Pit Pitta me djathë krem,proshutë, marule dhe domatë. Fëmija juajdo të kënaqet dhe do të ushqehet shëndetshëm.
Sallatat janë një alternativë e shkëlyqer. Eksperimentoni me to dhe vendosni shumë perime.


3. Kthehuni te rutina
Mësohuni me rutinën e re, një javë para se të fillojëshkolla sigurohun iqe fëmijët tuaj të shkojnë në shtrat më herët dhe të zgjohennë orarin kur duhet të shkojne në shkollë.
Pse mos të provoni të vendosni alarmet 10 minuta më herëtçdo ditë të javës, para se të fillojë shkolla në mënyrë që mos jetë njëtronditje për ditën e parë të shkollës.
4. Siguria
Në të gjitha shkollat do të ketë një sërë udhëzimesh dheprocedurash të reja sigurie. Gjithësesi ju bëni punën tuaj, fmailjarizojini jutë parët fëmijët me këtë situatë që po kalojmë. PAsi vetëm kështu ata do e dinëse çfarëi pret.
Nëse shkolla nuk ju ka kontaktuar atëhere kontaktoni ju me ata dhe merrni mëshumë informacion në lidhje me sigurinë e fëmijëve tuaj.
Vendosini në çantë dezifektuesin e duarëve dhe maskën.

5. Krijoni një strehë për detyrat e shtëpisë
Derisa fëmija juaj të stabilizohet me këtë ndryshim, ndihmojeni atë. Java e parë e fillimit të shkollës do të jetë e vështirë, aty ku fëmija juaj mëson hiqni të gjitha lodrat, smartphonin,kompjuterin për të mos u shpërqëndruar.

6. Jini mirëkuptues
Kjo është një situatë krejtësisht e re për të gjithë, mësuesit, prindëritdhe fëmijët. Ajo cfarë është e rëndësishme është të mirëkuptoni si fëmijën tuajdhe mësuesit pasi askush nuk e di saktësisht se çfarë është duke bërë.